AKTUALITET

Aksident në Fier, përplasen dy automjete – tre persona të plagosur

Fier – Një aksident automobilistik ka ndodhur pak minuta më parë në rrugën dytësore që lidh zonën e Balzës me  Fierin

Sipas informacioneve paraprake nga vendngjarja, një automjet tip Nissan me drejtues Alban Hebeja ku ka pas e 2 pasagjerë është përplasur me një Audi me drejtues Rrapi Mile ndërsa si pasojë e përplasjes kanë mbetur të plagosur tre shtetas.

Menjëherë pas aksidentit, në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e policisë, të cilat po punojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe shkaqeve të ngjarjes.

Ndërkohë, të plagosurit janë transportuar me mjete të rastit drejt Spitali Rajonal Fier, ku po marrin ndihmën e parë mjekësore.

Autoritetet pritet të japin më shumë detaje në vijim mbi gjendjen shëndetësore të të plagosurve dhe dinamikën e aksidentit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button