POLITIKË

PD zgjedh edhe kreun e ri të degës së Shkodrës

Ka përfunduar procesi i numërimit të votave në garën për zgjedhjen e Kryetarit të PD, Shkodër. Sipas të dhënave nga komisioni i numërimit që publikohen nga mediat, Ardit Çylybyli është zgjedhur kreu i ri kryeqendrës së veriut.

Procesi ka vijuar i qetë që prej mëngjesit dhe deri në zgjedhjen e Çylybylit në krye të demokratëve të Shkodrës. Përballë tij garonte Gentian Ibro.

Më herët u shpallën fituesit për krerët e degëve në Vlorë dhe në Pogradec. Në qytetin bregdetar është zgjedhur kryetare Nada Meçorapaj.

Ardit Çylybyli - Shqiptarja.com. Në mënyrë të shpejtë dhe të verifikuar me  disa burime ju do të gjeni lajme nga politika e vendit dhe e rajonit,  informacione ekonomike.Mbulon me lajme të gjithë
Ardit Çylybyli

Pas numërimit të votave ajo rezultoi të kishte marrë 496 vota përballë 106 votave që kishte marrë rivalja e saj Darling Banushi. 13 vota ishin të pavlefshme.

Nada Meçorapaj ka qenë më parë deputete dhe sekretare e degës së PD-së në Vlorë.

Ndërsa në degën e PD-së në Pogradec u shpall fitues kandidati Oligert Muçllari që kishte siguruar 247 vota. Kandidati tjetër në garë, Kasëm Galla kishte marrë 224 vota. 6 vota u konsideruan të pavlefshme.

Oligert Muçllari, me profesion ekonomist dhe drejtues i komanduar i degës pas procesit të primareve, kandidonte për herë të parë për drejtimin e degës. 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button