
Një nga kandidatët për çmimin e ardhshëm Puskas do të jetë me siguri Arda Guler, i cili në ndeshjen e së shtunës në mbrëmje kundër Elche mahniti Bernabeun me një gol të pabesueshëm nga gjysma e vet e fushës.
Mesfushori turk i Real Madrid shënoi një gol kryevepër nga pothuajse 70 metra (askush para tij nuk kishte shënuar nga ajo distancë në La Liga), që e çoi stadiumin në delir, bëri që Arbeloa të vendoste duart në kokë nga mosbesimi dhe shpërtheu të gjithë pankinën e Blancos.
Para se të mbulohej nga shokët e skuadrës për të festuar, Arda Guler kishte ngritur krahët pothuajse sikur të mos kishte bërë asgjë të veçantë… “Një herë goditi traversën kundër Osasunës, sot e futi brenda. Ka një goditje të mrekullueshme… një gol i çmendur”, komentoi ish-lojtari i Milanit Brahim Diaz.
Pas ndeshjes, turku, duke e kuptuar qartë magjinë që kishte bërë, bëri shaka në rrjetet sociale duke postuar videon e golit dhe duke shkruar “Don’t try this at home”. E përkthyer: mos e provoni në shtëpi.









