Monday, November 25, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeAKTUALITETFevziu: E them për herë të parë, për dy orë kam qënë...

Fevziu: E them për herë të parë, për dy orë kam qënë me Nanon e Berishën në Vjenë

Blendi Fevziu ka rrëfyer detaje nga takimi Nano – Berisha në Vjenë në vitin 2010, takim ku edhe Fevziu ka qenë prezent, madje ka qenë personi që lajmëroi Nanon për të vajtur të takonte Berishën.

I ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, gazetari deklaroi se biseda e zhvilluar mes Nanos dhe Berishës, është një nga më të bukurat dhe interesantet që ka dëgjuar në jetë.

Pjesë nga biseda në TPZ: 

Ylli Rakipi: Fevzi, dikur ke patur një marrëdhënie të afërt me Sali Berishën. Je krenar për këtë gjë apo pendohesh?

Blendi Fevziu: Absolutisht pjesa e miqësisë që kam patur, që kam patur frekuentim, ka qenë nga momentet shumë interesante të jetës time.

Ylli Rakipi: E vazhdon këtë raport?

Blendi Fevziu: Kam raport po. Jo me të njëjtin intensitet si atëherë. Sali Berisha në raportet private është nga njerëzit më interesantë që unë kam njohur në jetën time, në analizat që bën, për të folur për politikën, për ngjarjet, për histori. Është nga njerëzit më interesantë. Po kështu, një ulje dhe një bisedë me Edi Ramën është shumë interesante. Edhe me Fatos Nanon bisedat kanë qenë të jashtëzakonshme.

Më ka qëlluar njëherë, një nga bisedat më të bukura që kam parë në jetën time. Kthehesha nga Brukseli, Sali Berisha ishte kryeministër, mbërritëm në Vjenë. Në Vjenë ishte Nano. Unë e telefonova dhe Nano erdhi të takohej me Berishën.

Me përjashtim të një 15 minutëshi që bënë atë gallatën e zakonshme, qe një moment dhe këtë nuk e kam thënë asnjëherë, filluan të flasin për punën e integrimit të Shqipërisë. Në vitin 2010. Nano ishte akoma herët, sapo kishte ikur, kishte një 5 vjeçar. Flisnin për personazhet, problemet, defektet. Biseda aty, ishte një nga diskutimet më të jashtëzakonshme që kam parë në jetën time. Dy njerëz me një reflektim spektakolar, për të parë ku janë pikat e dobëta të vendit. Nuk po flisnin për vota, se kur vjen puna te vota ata transformohen. Por, biseda që ka zgjatur rreth 2 orë, një nga gjërat më interesante që kam dëgjuar.

Aty kam kuptuar që këta janë njerëz që thellë thëllë, e njohin aq mirë politikën dhe vendin e tyre…

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME