Tuesday, December 3, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomePOLITIKËBerisha: Pse nuk u fut në burg Nano sërish në 2005-ën

Berisha: Pse nuk u fut në burg Nano sërish në 2005-ën

Ish-kryeministri Sali Berisha bëri një rrëfim për herë të parë në emisionin “Open” në News24 se kishte qenë ai që kishte kërkuar të mos merreshin aksione ligjore ndaj Fatos Nanos në 2005-ën kur PD-ja u rikthye në pushtet.

“E thatë për Fatos Nanon dhe është shumë e vërtetë. Keni shumë të drejtë. Ai ka qenë një vendim politik. Pse ka qenë politik? Fatos Nano u burgos njëherë.

Në mënyrë absolute, qeveria e Berishës nuk ka shtuar një fakt, një provë, një dokument të vetëm, në dosjen e Fatos Nanos. Dosjen e ka bërë Shano Korbeci me qeverinë socialiste.

Dosja ishte gati, nuk u bë nga ne. Por, Fatos Nanos i njoha një meritë tjetër, që pranoi të bëjë rotacionin. Më tha dikush, por nuk e lashë për atë.

Më tha se çfarë qëndrimi do të mbaja unë, dhe thashë që i vlerësoj atij këtë moment dhe nuk kam për t’u marrë me të se njëherë ishte në burg ai dhe nuk kisha të bëhesha…” – thotë Berisha që shton se nuk do të sillet njëlloj edhe me Edi Ramën.

“Absolutisht, edhe mbrapa diellit po të shkoj, Edi Rama do të mbajë llogari” – tha Berisha. 

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME