OP/ AN

Gara u mbyll. Kryetari u Vendos. Zgjedhjet e Lira vdiqën.

Nga Oresti Berberi

Zot Kryesia vendosi njezeri si servile te pamatshem se Kryetari i partise duhet thjesht te rizgjidhet me nje referendum pa gare te lire dhe te pandershme.

Vete Dr.Berisha eshte shprehur se neni “Basha” do te zbatohej nese kryetari humbet zgjedhjet pa asnje justifikim por ketu morali politik dhe njerezor vdiq sot nga lideri i Partise i cili duhet te jete frymezues por qe sot beri te kunderten!

Sot Doktori e bunkerizoi Partine ne rrethin e ngushte te militanteve qe vdesin e mbarojne per ate por qe nuk i prodhojne asnje vote Partise Demokratike pervec atyre qe ka sot!

Militantizmi eshte nje pjese e Partise qe e mban gjalle ate dhe padiskutim qe eshte i domosdoshem por largimi i zerave kritike dhe i atyre qe duan ndryshim nuk prodhon asgje pervec “bunkerizimit”.

Kushdo qe nuk e do Sali Berishen nuk eshte armik i PD ashtu sic nuk ishim ne armiq te PD kur nuk donim Lulzim Bashen.

Nje loje me dy standarte ne politike eshte e rrezikshme dhe ndonjeher sjell shkaterrim te vete sistemit te brendahem.

Partia Demokratike nuk eshte prone private e askujt dhe askush nuk mund ta trajtoje ate si placke personale apo te zene postet kyce te Partise.

Votq ime ne date 6 Qershor eshte nje vote shkarkimi per Sali Berishen per te mos u servilosur dhe per ti qendruar bindjes time deri ne fund jo per emra te pervecem por per parime.

Por gjithashtu angazhimin tim ne Partine Demokratike dhe me sherbim qe ajo te jete fituese nuk do ta ndaloje askush.

Nuk kam ndermend te marr persiper qe te godas bunkerin me pirunj por thjesht do te jem ne rresht aty ku eshte anetaresia e Partise Demokratike.

Do te jem ne kutite e votimit , ne strukturat e lagjes dhe ne zonat me problematike te Durresit si dikush prej mijerave.

Sepse kontributin ne PD nuk e mas me “lepirje” per ofiqe por me pune dhe vullnet!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button