LIFE STYLE

Romeo Veshaj thyen heshtjen për ndarjen nga Heidi Baci

Romeo Veshaj ka folur së fundmi për ndarjen nga Heidi Baci.

Në një intervistë për X Radio, ai tregoi se marrëdhënia mes tyre ka përfunduar pa tensione dhe me respekt të ndërsjellë.

Sipas Romeos, lidhja mes tyre nuk funksionoi për shkak të këndvështrimeve të ndryshme për jetën, megjithatë ai theksoi se nuk ka asnjë hatërmbetje mes tyre.

“Lidhja ime me Heidin përfundoi me respekt. U njohëm brenda, qëndruam tre muaj jashtë dhe nuk funksionoi. Kishim mendime të ndryshme për jetën. E respektoj”, u shpreh ai.

Përveç jetës personale, Romeo foli edhe për karrierën e tij dhe eksperiencën në televizion. Ai u ndal te koha e kaluar te Top Channel, duke theksuar se ruan kujtime të bukura nga puna atje, edhe pse tashmë ka zgjedhur të ndjekë një rrugë të re profesionale.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button