Zbardhen rrethanat e tragjedisë në Roskovec, dyshohet konflikt familjar

Detaje të reja kanë dalë në dritë lidhur me ngjarjen e rëndë të ndodhur në fshatin Kuman të bashkisë Roskovec, ku një 80-vjeçari Shefit Rrapaj vrau bashkëshorten Dashurinë 75 vjeçe dhe më pas i dha fund jetës.
Sipas burimeve policore, djali i çiftit Rrapaj, Arturi ka deklaruar gjat marrjes në pyetje nga grupi hetimor se në momentin e krimit ndodhej në Fier për një konsultë mjekësore, fakt i verifikuar edhe përmes kamerave të sigurisë.
Ai ka treguar se i ati njihej si person konfliktual, ndërsa zënka e fundit mes tyre kishte ndodhur rreth 10 ditë më parë për një arsye banale
Konflikti kishte nisur pasi djali kishte hedhur pleh në patatet e mbjella në bahçen e shtëpisë, veprim që kishte acaruar të atin. “Pse u hedh pleh patateve”, mësohet t’i ketë thënë 80-vjeçari, debat që më pas kishin përfunduar edhe në Postën e Policisë së Roskovecit.
Sipas dëshmisë, nëna, Dashuria, i dilte gjithmonë në krah të birit Arturit gjatë këtyre përplasjeve.
Arturi ka rrëfyer se, pasi është kthyer nga Fieri, i ka gjetur prindërit të pajetë në sallonin e banesë. Fillimisht ka njoftuar një kushëri të tij dhe më pas ka lajmëruar policinë.
Nga hetimet paraprake rezulton se arma e përdorur në krim është e një tipi të vjetër pushkë dhjetëshe dhe dyshohet të ketë qenë e fshehur nln dhe që prej vitit 1997, pasi nl të ishin gjetur copa dheu.
Sipas ekspertizës, arma është shkrepur dy herë: një plumb i ka marrë jetën bashkëshortes, ndërsa tjetri i ka shkaktuar vdekjen 80-vjeçarit, i cili dyshohet se është vetëvrarë.
Grupi hetimor po vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të kësaj tragjedie të rëndë familjare, ndërsa mesditën e sotme pritet ti jepet lamtumira e fundit nga 9 fëmijët që priten të jenë kthyer nga emigracioni dhe të afërmit e tyre.











