MAGAZINË

E bujshme në Turqi! Lëshohet udhër-arresti për aktoren Hande Erçel

Midis të arrestuarve janë ish-presidenti i Beşiktaş-it, Fikret Orman dhe ish-presidenti i Galatasaray-t, Burak Elmas, të cilët u morën në paraburgim nga Divizioni për Krimet Narkotike të Stambollit.

STAMBOLL- Prokuroria e Stambollit ka lëshuar urdhra ndalimi për 16 individë, përfshirë figura të njohura nga bota e sportit, argëtimit dhe biznesit, si pjesë e një hetimi të profilit të lartë për drogë.

Midis të arrestuarve janë ish-presidenti i Beşiktaş-it, Fikret Orman dhe ish-presidenti i Galatasaray-t, Burak Elmas, të cilët u morën në paraburgim nga Divizioni për Krimet Narkotike të Stambollit. Nën hetim janë gjithashtu biznesmenët Hakan Sabancı dhe Kerim Sabancı, aktorja Hande Erçel, modelen Didem Soydan dhe prezantuesen televizive Güzide Duran, ndër të tjera.

Operacioni përfshiu bastisje të njëkohshme në 16 adresa në të gjithë Stambollin, duke rezultuar në ndalimin e 14 të dyshuarve, ndërsa u lëshuan urdhër-arreste për dy të tjerët. Autoritetet theksuan se hetimi është duke vazhduar dhe po kryhet me përpikëri.

Në një deklaratë të mërkurën, Zyra e Kryeprokurorit Publik të Stambollit tha se hetimi synon të mbrojë moralin publik, strukturën shoqërore dhe rendin familjar.

“Bazuar në provat e mbledhura, u lëshuan urdhra ndalimi për 16 individë të cilët u gjetën ose në posedim të drogës për përdorim personal ose duke lehtësuar konsumin e drogës. Hetimi vazhdon me kujdes të plotë”, thuhet në deklaratë.

Prokuroria e Stambollit ka lëshuar urdhër arrestimin për: Fikret Orman, Güzide Duran, Hakan Sabancı, Kerim Sabancı, Hande Erçel, Burak Elmas, Sezgin Köysüren, Ferhat Aydın, Lütfiye Tuğçe Özbudak, Koray Serenli, Onur Bükramany, Behramçü, Onur Talay dhe Mustafa Tari.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button