Shoqërimet dhe arrestimet e Drejtorisë Vendore të Policisë Fier në 24 orët e fundit

Fier – Specialistët e Sektorit për Hetimin e Narkotikëve arrestuan shtetasin F. Xh., 35 vjeç, banues në Patos, pasi gjatë kontrollit fizik, shërbimet e Policisë i gjetën dhe sekuestruan një sasi të lëndës së dyshuar narkotike heroinë, si dhe një sasi të lëndës së dyshuar narkotike kanabis.
Po nga këta specialistë u referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasin P. Y., 37 vjeç, banues në Patos, pasi gjatë kontrollit fizik iu gjet dhe sekuestrua një sasi e lëndës së dyshuar narkotike kanabis.
Në Komisariatin e Policisë Mallakastër ka kallëzuar shtetasi F. Sh., 55 vjeç, administrator i një subjekti (agjenci udhëtimesh), se një shtetas i paidentifikuar i ka vjedhur një shumë parash në subjekt. Po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Fierit për veprime të mëtejshme.









