BOTA

Zbulohet tuneli që fuste tonelata kanabis nga Maroku në Spanjë

Lidhjet e ngushta të Spanjës me Amerikën Latine dhe afërsia me Marokun, një prodhues kryesor i kanabisit, e bëjnë atë një pikë kyçe hyrjeje për drogën në Evropë. 

Policia spanjolle deklaroi të martën se kishte zbuluar një tunel nëntokësor teknologjikisht të sofistikuar dhe “të ngjashëm si një labirint”, i përdorur për të kontrabanduar tonelata kanabisi nga Maroku në enklavën spanjolle të Ceutës dhe më pas në gjithë Evropën.

Hetimi zbuloi se tuneli ishte i fshehur nën një depo industriale që ishte i mbrojtur nga sisteme pompimi dhe izolimi akustik për të shmangur zbulimin, tha policia spanjolle në një deklaratë.

“Një operacion në shkallë të gjerë nga Policia Kombëtare kundër asaj që hetuesit e quajtën “rrjeti i rrjeteve të hashashit” çoi në zbulimin e një infrastrukture komplekse nëntokësore të projektuar për të futur tonelata me arkotikë në vendin tonë”, thanë autoritetet në një deklaratë.

Fundi i tunelit me tre nivele, që të çonte direkt në Marok, i ngjante “një labirinti tipik të një miniere”, i pajisur me karroca “që lëviznin në një sistem hekurudhor me ndërtim kompleks dhe karakteristikë të veprave të inxhinierisë të projektuara në mënyrë të përsosur”.

Pakot e kanabisit përgatiteshin dhe ruheshin në katin e mesëm, nga ku ngriheshin “falë një sistemi vinçash dhe rrotullash të projektuara për të lëvizur ngarkesa të rënda”, – tha policia

Policia filloi hetimin e saj në shkurt 2025, duke sekuestruar më shumë se 17 ton hashash dhe 1.4 milion euro në para të gatshme në operacione të ndryshme në Ceuta dhe Spanjën kontinentale gjatë disa muajve. Policia bëri 27 arrestime, përfshirë dy udhëheqësit e dyshuar të rrjetit.

Lidhjet e ngushta të Spanjës me Amerikën Latine dhe afërsia me Marokun, një prodhues kryesor i kanabisit, e bëjnë atë një pikë kyçe hyrjeje për drogën në Evropë. Enklavat e saj të vogla bregdetare mesdhetare të Ceutës dhe Melillës, ngjitur me Marokun, ndajnë të vetmit kufij tokësorë të Bashkimit Evropian me Afrikën. 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button