AKTUALITET

Moti i lagësht shkakton tre aksidente në tre orë në rrugët e Fierit, disa të plagosur lehtë.

Fier – Moti i lagësht dhe reshjet e shiut kanë shkaktuar tre aksidente të vogla në rrugët e qarkut të Fierit gjatë orëve të fundit.

Sipas burimeve zyrtare nga Drejtoria Vendore e Policisë, aksidenti i parë ka ndodhur në hyrje të qytetit të Ballshit, ku një motoçikletë është përplasur me një automjet.

Ndërkohë, aksidenti i dytë është regjistruar në afërsi të fshatit Verbas, në segmentin Verbas–Rroshkovec, ku sërish një motoçikletë është përplasur me një automjet.

Nga të dyja aksidentet janë regjistruar vetëm të plagosur lehtë, të cilët ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Aksidenti i tretë ka përfshirë një automjet transporti, i cili po udhëtonte nga Fieri në drejtim të zonës së Semanit. Si pasojë e lagështirës në rrugë, drejtuesi ka humbur kontrollin dhe mjeti ka dalë nga rruga.

Në të tre rastet, shërbimet e Policisë Rrugore kanë mbërritur në vendngjarje, duke kryer veprimet procedurale dhe punojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidenteve.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button