OP/ AN

PD e Fierit të zgjohet nga gjumi që e ka “zhytur” B.B*

Mga Alketa Lugaj – BB është instaluar me kohë të plotë në Fier. “E zhveshur” nga funksionet e pushtetit, ajo ka sot më shumë “pushtet” se kurrë. Është pushteti elektoral si terreni në të cilin vepron më mirë:

Vota dhe Manipulimi.

Dhe vota nuk aktivizohet vetëm ditën e votimit apo vetëm në ditët e fushatave. Makineria elektorale e tyre punon çdo ditë. Atë mund dhe duhet ta ndalë, ta frenojë forca dhe reagimi i opozitës.

Por, ç’lloj opozite?

Një opozitë që i përgjigjet çdo çast makinerisë gllabëruese të pushtetit, një opozitë që rri zgjuar, që denoncon çdo ditë, që e shndërron politikën në mision, që shkon pranë njerëzve dhe bëhet përcjellëse e zërit të tyre.

Këto nuk janë fjalë të bukura, koha e ka treguar që mund të bëhen realitet. E meqë PD Fier është në prag zgjedhjesh, ka momentin të rizgjohet, të riorganizohet duke u krijuar terreni i duhur që demokratët të zgjedhin pa ndikim, pa kontroll, pa trysni, me vullnet të lirë .

PD Fier ka nevojë për frymë të re, për drejtim të shkëputur nga pazare dhe interesa, për misionarë që do të mund të bashkojnë, të zgjerojnë, të vitalizojnë opozitën. Mundësitë janë, le të mos humbet shansi.
“Bastionet” shpesh janë perceptime, ajo që fshihet nën sipërfaqe është një realitet krejt tjetër.

*Titulli i vendosur nga redaksia

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button