POLITIKË

Çela: Vullneti i mazhorancës, të caktojë kukullën e radhës në krye të bashkive.

Ervis Çela, nga “Shqipëria Bëhet”, i ftuar në nje studio televizive, deklaroi se “vullneti që ne shohim nga mazhoranca është thjesht të caktohet kukulla e radhës” në krye të Bashkisë së Tiranës.

“Është lajm i mirë nëse ka garë dhe ka kandidatë. Kjo është dëshira jonë, që në krye të Bashkisë Tiranë të caktohet një administrator i mirë qyteti. Por, vullneti që ne shohim nga mazhoranca është thjesht të caktohet kukulla e radhës”, u shpreh Çela.

Sipas tij, nëpër bashki “janë persona të vendosur politikisht, me idenë e trampolinës për më tej”.

“Ne shpresonim në një debat, që kush duhet të kandidojë. Jo të shkojë një politikan karriere, që është ushtar i bindur, dhe të jetë i vetëm si kandidadurë për Bashkinë e Tiranës”, shtoi Ervis Çela.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button