Pas marrjes së detyrës Hita kokë më kokë me Brahon

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë, Skënder Hita, pak ditë pasi ka marr detyrën zhvilloi sot një takim të veçantë me kreun e SPAK, Klodian Braho, në ambientet e Prokurorisë së Posaçme.
Mësohet se Skënder Hita u pa të hynte me automjet nga hyrja kryesore e godinës, mesditën e kësaj të mërkure, për të diskutuar çështje të bashkëpunimit ndërinstitucional. Takimi është zhvilluar kokë më kokë mes dy drejtesve të dy institucioneve, Policisë së Shtetit dhe SPAK. Burime informacioni pohuan se pikat kryesore të diskutuara në takim kanë qënë lufta pa kompromis e paligjshmërisë, krimit të organizuar, korrupsionit, dhe vënia nën pranga në kohë sa më të shpejtë e personave që janë shpallur në kërkim nga drejtësia shqiptare.
Kjo është hera e parë që Braho pret Hitën në takim, pas marrjes së detyrës nga ky i fundit.








