AKTUALITET

Dyshohet se i sëmuri i vuri flakën banesës në Lushnje

Lushnje – Zjarr në një pallat shumëkatësh në lagjen Xhevdet Nepravishta në afërsi të spitalit të Lushnjes. Zjarri është shquar nga banorët të cilët pasi kanë parë tym kanë njoftuar zjarrfikëset.

Ndërhyrja e shpejtë e zjarrfikësve të Lushnjes ka bërë që jo vetëm të izolohen flakët në banesë në katin e tretë por edhe të mos përhapen në apartamentet e tjera.

Policia në vendngjarje për të gjetur dhe hetuar shkaqet ndërkohë që paraprakisht mësohet se pronari i banesës një 40 vjeçar i ka vënë flakën në disa vende dhe është larguar. Po sipas burimeve nga policia dyshohet se 40 vjeçari ka probleme të shëndetit mendor.

Aktualisht po punohet për gjetjen e tij pasi sapo ka vënë flakën banesës është larguar.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button