AKTUALITETTOP-NEWS

Bilanci i zjarrit të pallatit 12 katësh tek ‘Farmacia 10’: Deri tani 14 apartamente të shkrumbuara, flakët ende vijojnë

Bilanci paraprak i zjarrit që përfshiu pallatin 12 katësh pranë QSUT pasditen e sotme.

Gazetari i Syri Tv, Fatjon Gjinaj informon se mbi 14 apartamente janë djegur totalisht deri tani. Flakët vijojnë prej më shumë se 3 orësh. Zjarrfikësit po luftojnë me flakët e katit të pestë, gjashtë, shtatë dhe tetë të këtij pallati.

7 persona po trajtohen në QSUT për shkak të asfiksisë.

2 helikopterë Cougar në mision nga ajri për shuarjen e flakëve.

8 Zjarrfikëse, 6 nga emergjencat dhe 50 persona që përfshin ushtrinë, emergjencat civile etj.

4 Autoambulanca.

Nuk është hera e parë që flakët kanë përfshirë pallatin. Një incident i ngjashëm, edhe pse në përmasa më të vogla ishte regjistruar në vitin 2021, kur gjatë punimeve në godinë mori flakë fasada e ventiluar.

Zjarri ende vijon. 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button