OP/ AN

Atdhetar të bën zëri i ngritur, jo përkëdhelja e pushtetit.

Nga Enkelejda Veliu – Diaspora nuk me zhgenjeu as kete here. E prisja. Lexova zarfat e shumices prej tyre ne zgjedhjet e kaluara. E pra kishin votuar projektet 3D . Shpopullimin. Fukarallekun. E sa te tjera.

Edhe tani e njejta. Askush aty nuk u kujtua te na quante heronj ne qe mbijetojme ketu.

Ne qe perballemi cdo dite me arrogancen e ketij pushteti. Me mbretin lakuriq te ketij vendi. Askush nuk u kujtua te thoshte, -ore jeni mire? Se ne pak ore jemi, dhe do ikim, andej nga erdhem me mallin dhe lotin fshehur.
Nuk them qe ti e ke pasur te lehte. Po kur sot, te shoh mire, te mireshkolluar, me disa shtepi, me femije te rregulluar, me nje pune apo biznes tendin, gezohem per ty qe ia dole, pikerisht se jetove ne vendin e mundesive. Ndaj i gezofshi te gjitha..

Dua vetem tju bej nje pyetje..

-Nese jeta do tju jepej dhe njehere nga fillimi, a do ta benit serish te njejten zgjedhje, ate te largimit nga vendi? Po. Jam e bindur qe po.
Gezohem per ty. Sinqerisht gezohem . Sikunder ti duhet te ndihesh trishte, kur shikon mundesite aty ku jeton dhe pamundesine ketu ,ku duhej te jetoje. Dhe kur vini ketu duartrokisni per sukseset e kesaj qeverie, me dhemb. Vertete nuk shikoni?

E nderkohe ne valixhe , nuk harroni te fusni dhe paracetamolet, kremerat dhe shampot. A se harrova. Dhe sprajtin kunder mushkonjave.

E dini mire , qe nuk mund ti besoni ketyre qe shiten ketu. Me mall hani vetem buken e bere ne shtepi..
Prandaj i dashur emigrant, ti dergosh leke nenes tende, kur je ne emigrim, per ti plotesuar nevojat qe nuk ia ploteson shteti ku jetoi dhe punoi, se pensioni eshte gjithmone pak, eshte detyra jote si bir edhe bije.

Te ngresh zerin per nenat e gjithe vendit, te lexosh mjerimin ne syte, se dimrit nuk u ngrohen, leket per ilacet munguan, apo dhe me keq, nuk blejne dot nje kilogram mish, ky eshte atdhetarizem..!
Atdhetar te ben zeri i ngritur, jo perkedhelja e pushtetit
Por si gjithmone, ju ngaterron malli..!

-Mireardhshi..!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button