BOTA
Tensionet në Ngushticën e Hormuzit, Trump mbledhje urgjente në Shtëpinë e Bardhë

Presidenti amerikan Donald Trump zhvilloi një takim urgjent në Shtëpinë e Bardhë për situatën në Ngushticën e Hormuzit dhe negociatat me Iranin. Takimi u mbajt pasi Teherani riktheu kufizimet për kalimin e anijeve dhe u raportuan sulme ndaj mjeteve tregtare. Këto sulme erdhën vetëm pak orë mbasi Trump deklaroi se një marrëveshje mund të arrihej shumë shpejt.
Sipas burimeve të cituara nga Axios, mungesa e progresit mund të çojë në përshkallëzim të situatës në ditët në vijim. Në mbledhje morën pjesë zyrtarë të lartë të administratës, përfshirë zëvendëspresidentin J. D. Vance dhe drejtues të politikës së jashtme, mbrojtjes dhe inteligjencës. Deri tani, nuk ka një reagim zyrtar nga Shtëpia e Bardhë.








