AKTUALITET

Publikohet testamenti i Rexhep Qoses: Pse nuk dua politikanë në varrimin tim

Nipi i Rexhep Qoses, Valjet Qosja ka publikuar testamentin e shkruar nga akademiku i shquar 10 vite më parë, ku kërkon që përcjellja për në banesën e fundit të jetë pa ceremoni.

“Meqenëse kam jetuar dhe kam menduar, në pjesën më të madhe të kohës, duke shprehur pikëpamje kritike ndaj sundimtarëve e pushteteve të tyre, dua të jem i varrosur pa kurrfarë pranie zyrtare” – thuhet në testament.

Akademiku kërkon që të përcillet për në banesën e fundit pa ritual fetar dhe pa asnjë pranie zyrtare. “Varrimin tim dua ta bëjnë vetëm familjarët e mi”-thuhet në testament, ndërsa thekson, “pa fjalime, pa medie, pa lule, afër varrit të gruas sime Shpresës”.

Testamenti i plotë:

NIPIT TIM VALJETIT

I CILI U KUJDES PËR JETËN TIME DHE PREJ TË CILIT

KËRKOJ TË KUJDESET EDHE PËR VARROSJEN TIME

Meqenëse kam jetuar duke besuar në mendimin shkencor, në ngritjen shpirtërore e në përparimin shoqëror, që e bën të mundshëm ai, dua të jem i varrosur pa ritual fetar.

Meqenëse kam jetuar dhe kam menduar, në pjesën më të madhe të kohës, duke shprehur pikëpamje kritike ndaj sundimtarëve e pushteteve të tyre, dua të jem i varrosur pa kurrfarë pranie zyrtare.

Varrimin tim dua ta bëjnë vetëm familjarët e mi.

Meqenëse jam kujdesur të jetoj thjesht, ashtu thjesht dua të jem edhe i varrosur: pa fjalime, pa medie, pa lule, afër varrit të gruas sime Shpresës.

Vdes i qetë. Meqenëse jetën, krijimtarinë mendore dhe veprimtarinë politike ia kam kushtuar lirisë, bashkimit dhe mirëqenies demokratike të popullit shqiptar mund të them se as Shqipërisë shtetërore e as Kosovës, të sotmes e ardhmërisë së tyre, nuk u kam mbetur borxh. Në qoftë se Kosova më ka mbetur borxh mua – këtë do të mund ta thonë historianët e ardhshëm të letërsisë, të kulturës e të mendimit politik shqiptar.

Nuk mendoj se vdes pa asnjë mëkat.

Meqenëse jam rritur, kam jetuar e kam punuar në kushte politike e shoqërore, që edhe pas çlirimit të Kosovës e të krijimit të shtetit të saj, ishin shumë të vrazhda, nuk mund të them se mospajtimet e mia të shprehura ishin gjithnjë të liruara prej disa gjykimeve e vlerësimeve më të ashpra se ç’do të duhej. Megjithatë, varrosjen e pres i bindur se kam jetuar, krijuar e vepruar duke bërë mirë, duke predikuar të mirën e duke përhapur njerëzillëkun.

Këto mendime i shkrova duke qenë i vetëdijshëm dhe mendjeqartë.

Gjyshi yt, Valjet

Rexhep Qosja

(nënshkrimi)

Prishtinë, 30.4.2016

May be an image of book and text
May be an image of ticket stub, blueprint, book and text that says 'CILI eBKoЛ VALJECIT TIME FREJ TE CILIT KUJDESET DHE PER VARROSJEN 二エNE jen dua shpirterore jam duke Desuar กลร.ด1 perparimir shoogror varrosur eAeлиpe duke shprehr varrosur kam jem tm Menenege pjenen aandinterivee zyrtare. varrosur:pa fjalimepe Shpreste. edie, Vaes thjecht, ashtu thjesht dua geto. な色 名下七は日 ee kusntuar lirise, pullit mu프 erihzériai mendore baghkimit dhe veprimtarine tirigenien demokratike Shoiporie® edtet-rore nuk κι ardhsh= mendoj mondimit gorta historia- shqip- 9中エj場 Jetuar çlirizit Kosovie vrazhda,ruk kaui punusr ss5,ishin ehprenura iskin HKKpra vler-simeve kishte politi- krijimit ahte- ひ上e皿 Frej dien kuar mcspastinet duke varrosjen pres uke predi- Keto mendime ahum skkrova mendjeqgrte t.Valjet'

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button