SPORT

“Gjërat mbarojnë kur mbaron gjithçka”/ Daja eliminoi Vllazninë e shënjestron Egnatian

“Kalimi në finale që kishim objektiv u arrit. Do të luftojmë për objektivat në Kupë dhe kampionat. Na vjen mirë që jemi në rrugën e finales, gjithë kjo sakrificë i shkon futbollistëve, kanë amortizuar pjesën e mungesave”. Ilir Daja arrin finale e dytë radhazi të Kupës së Shqipërisë me Dinamon, duke mundur 0-1 në Loro Boriçi Vllazninë. Një rezultat i rëndësishëm, që e projekton në finalen Déjà vu me Egnatian, njësoj si një vit më parë.

Tekniku kryeqytetas e di që asgjë nuk ka mbaruar dhe në 13 maj, përballë Egnatias, do të jetë një finale e komplikuar: “Kushdo që shkon në finale është ekip i fortë, Egnatia është dhe kampione në fuqi, nuk ka finale të lehtë. Na jep qetësi pjesa e kontigjentit, përveç Nezirit, Lorran, Guindo dhe Berishës, pjesa tjetër është afruar”, deklaroi Daja.

Sidoqoftë për momentin, ashtu si për shumë faza të sezonit, Daja duhet të shqetësohet për dëmtimet, me Andre e Mustapha që lanë fushën përpara kohe: “Për sa i përket dëmtimeve, Andre e ka më të vështirë, e ka dëmtim te pulpa, do të shikojmë ekzaminimet. Dje humbëm Nezirin për dëmtim. Me kontigjentin që kishim, çunat dhanë maksimumin, i dhanë kohë Qefajlisë. Doja të përshëndesja futjen e Koma, kjo është e gjithë panorama e kësaj gjysmëfinale. Ne na jep një bonus psikologjik, asgjë s’ka mbaruar duhet të jemi më këmbë në tokë. Gjërat mbarojnë kur mbaron gjithçka”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button