AKTUALITET

Vrasja e Endri Goxhajt në Memaliaj, gjykata liron nga qelia dhe lë në arrest shtëpie tre të arrestuarit

Gjirokastër – Gjykata e Gjirokastrës ka pranuar kërkesën e prokurorisë duke lënë në “arrest shtëpie” Dalio Nelën dhe Aldo Kalemi të arrestuar pas vrasjes së 30-vjeçarit Endri Goxhajt mbrëmjen e 21 prillit në qendër të Memaliajt. Në seancë u paraqit vetëm Kalemi pasi Dalio Nela ndodhet ende në spital.

Sipas prokurorisë, sherri ka nisur mes dy personave që nuk ishin pjesë e asnjë grupi rival sikurse eshte cituar me heret .Më pas kanë ndërhyrë personat e arrestuar. Viktima, Endri Goxhaj, në këtë moment ka nxjerrë pistoletën dhe ka shtënë në drejtim të Dalio Nelës, duke shkrehur katër plumba.

Pasi Nelaj ka rënë në tokë ndërsa në një distancë prej rreth 2 apo 3 metrash nga ai, kanë qenë dy vëllezërit e tij, Donaldo dhe Marjoldo Nela, të cilët, kur kanë parë përtokë vëllanë e tyre, kanë reaguar duke nxjerrë nga brezi pistoletat dhe kanë qëlluar në drejtim të Endri Goxhajt. Ky i fundit, mesa duket, ishte i papërgatitur për reagimin me armë të vëllezërve të Dalio Nelajt, dhe kjo është dukur edhe nga pamjet filmike, ku shihet se nuk ka vepruar me pistoletë në momentin kur i ka ardhur breshëria me armë.

Pas kësaj, dy vëllezërit e Dalio Nelajt, Donaldo dhe Marjoldo, kanë marrë me automjetin e tyre vëllanë e plagosur dhe e kanë çuar me urgjencë në drejtim të Spitalit të Gjirokastrës, e më pas janë larguar në drejtim të paditur.

Ndërkohë sot do të bëhet dhe vlerësimi i masës së sigurisë për të arrestuarin tjetër Ermal Mataj, gjithashtu i përfshirë në ngjarje si person qe ka dashur te pengoje zbardhjen e se vertetes. Sakaq, në kërkim për vrasjen e Endri Goxhajt janë shpallur në kërkim Donaldo dhe Marjaldo Nela, 2 vëllezërit e tjerë të Dali Nelës.

Sapo ka perfunduar seanca edhe per Ermal Matajn I akuzuar per vepren penale veprime qe pengojn zbulimin e SE vertetes.
Ky I fundit dyshohet se fshehu armen e krimit te dy vellezerve Nelaj ne Memaliaj ku mbeti I vrare 30 vjecari Endri Goxhaj

Gjykatesja Romena Qamo ka dhene masen arrest shtepie.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button