AKTUALITET

Demokratët e Rroskovecit zgjedhin kryetarin e degës

Demokratët e Roskovecit janë drejtur kutive të votimit për të zgjedhur kreun e Partisë Demokratike për degën e tyre.

Sipas burimeve zyrtare nga dega e Partisë Demokratike të Roskovecit, mësohet se votimi ka filluar në orën 8 dhe do të përfundojnë në orën 8.10.

Dy janë kandidatët që garojnë për postin e kreut të Partisë Demokratike, një mashkull dhe një femër, Emels Xhaxhaj si dhe Viola Çepele. Këta janë dy kandidatët të cilët do të garojnë përballë njeri-tjetrit.

Ndërkohë që deri në këto momente votimi vazhdon normalisht, nuk ka patur probleme, ka patur dyndje në orët e para ku ka filluar proçesi i votimit, ndërkohë që pritet dhe një fluks tjetër votuesish pas orës 16:00 të pasdites së sotme. Gjithsesi deri në këto momente procesi i votimit vazhdon normalisht tek demokratët e bashkisë së Roskovecit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button