AKTUALITET

Ekzekutohet çifti brenda makinës në Lezhë, identifikohet një nga viktimat

Detaje të reja dalin nga atentati i rëndë i ndodhur në Balldren të Lezhës, ku një automjet tip Audi Q7, me ngjyrë të zezë, u qëllua me breshëri plumbash.

Sipas informacioneve më të fundit, një nga viktimat është identifikuar si Kreshnik Mujeci, i cili udhëtonte së bashku me bashkëshorten e tij.

Çifti dyshohet se ka humbur jetën në vend si pasojë e të shtënave.

Automjeti në të cilin ndodheshin është gjetur i bërë shoshë nga plumbat, ndërsa autorët dyshohet se kanë vepruar në mënyrë të mirëorganizuar, duke i zënë pritë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button