POLITIKË
Emels Xhaxhaj rizgjidhet kryetar i PD dega Rroskovec

Emels Xhaxhaj është zgjedhur kreu i ri i degës së Partisë Demokratike në Roskovec.
Nga 700 anëtarë të regjistruar, morën pjesë në votim 308, ku 7 fletë votimi rezultuan të pavlefshme. Me 229 vota në favor, Xhaxhaj siguroi drejtimin e degës.
Procesi i votimit u zhvillua pa probleme, duke nisur në orën 08:00 dhe duke vijuar normalisht gjatë ditës.
Në garë për kreun e degës ishin dy kandidatë, Emels Xhaxhaj dhe Viola Çepele.
Pavarësisht një pjesëmarrjeje të moderuar, procesi u karakterizua nga qetësi dhe rregullsi, me fluks më të lartë votuesish në orët e para të mëngjesit dhe pritshmëri për pjesëmarrje edhe gjatë pasdites.










