AKTUALITETTOP-NEWS

‘Balluku’/ Lëshohen 35 urdhër-kontrollet dhe sekuestro, dëshmi dhe prova të reja, SPAK drejt ndryshimit të akuzës?

Zbulohen detaje nga veprimet SPAK për dosjen ndaj ish-numrit dy të qeverisë Belinda Balluku.

Me kërkesë të Prokurorisë së Posaçme dhe vendim të gjyqtarit Erion Çela, janë miratuar 35 kontrolle dhe sekuestro në të gjithë Shqipërinë, ndërsa për shkak të numrit të lartë të tyre, me udhëzim të prokurorëve të çështjes përfshirë edhe drejtuesit e SPAK dhe BKH-së, pothuajse gjithë struktura e Byrosë Kombëtare të Hetimit është angazhuar në terren në mënyrë të njëkohshme.

Burimet për SYRI-n konfirmojnë se janë sekuestruar një sërë praktikash, dokumentacion, pajisje telefonike e kompjuterike me vlerë për hetimin që do t’i nënshtrohen ekspertizave përkatëse. Kontrollet dhe sekuestrot janë kryer në kompani, indiv dhe persona të lidhur (përfshirë familjarë) me Belinda Ballukun. Të njëjtat burime konfirmuan, se për këtë dosje ndaj ish-zëvendës Kryeministres, aktualisht nën akuzë vetëm për shkelje të barazisë në tendera për tunelin e Llogarasë, dhe nën hetim për tenderat e Unazës së Madhe, Qendrën e Monitorimit të Trafiqeve dhe një kontratë me PPP, nëse nga këto veprime hetimore që janë intensifikuar së fundmi përftohen elemente shtesë, shumë shpejt pritet ndryshimi i akuzës.

Mes këtyre veprimeve janë edhe marrja në pyetje gjatë ditëve të fundit të shumë personave, mes të cilëve Viola Haxhiademi, ish-sekretare e Përgjithshme e MIE, aktualisht drejtore e KESH, dhe biznesmeni Arbër Abazi./ Fatjon Gjinaj-Syri.net/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button