AKTUALITET

Turp institucional: Pensionistët lihen në diell e shi për bukën e gojës

Gjirokastër – Ndërsa java e parë e muajit maj po mbyllet, pensionistët e Gjirokastrës vazhdojnë të sorollaten dyerve të postës, pa marrë ende pensionet e tyre. Të moshuarit, që mezi mbajnë veten në këmbë, detyrohen të presin me orë të tëra në radhë, nën diell përvëlues, në vapë dhe në shi – për disa lekë që janë jetike për mbijetesën e tyre.

Kjo situatë nuk është rastësi, por dështim i pastër dhe papërgjegjshmëri totale nga institucionet përgjegjëse. Asnjë organizim, asnjë zgjidhje, asnjë reagim. Vetëm heshtje dhe indiferencë përballë një realiteti që poshtëron çdo ditë të moshuarit.

Sipas burimeve zyrtare mësohet se situata është e tillë për shkak se ditët e fundit të muajit Prill dhe ato të para të Majit kanë qënë pushim.

Kjo nuk është më thjesht neglizhencë — është abuzim i hapur dhe mungesë dinjiteti ndaj një brezi që ka ndërtuar këtë vend.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button