Uncategorized

Përmbyset kamioni në rrethrrotullimin e Grabianit.

Lushnje – Një aksident rrugor është regjistruar këtë të mërkurë në rrethrrotullimin e Grabianit, ku një kamion është përmbysur, fatmirësisht pa shkaktuar persona të lënduar, por vetëm dëme materiale.

Sipas informacioneve paraprake nga vendngjarja, drejtuesi i mjetit ka humbur kontrollin në momentin që po hynte në rotondo. Vetë shoferi ka deklaruar se lagështira në asfalt dhe rrëshqitja e mjetit kanë bërë që ai të mos arrinte të mbante kamionin në korsinë e duhur, duke sjellë përmbysjen e tij në anë të rrugës.

Për shkak të aksidentit, për disa minuta është krijuar edhe vështirësi në qarkullimin e automjeteve në këtë segment rrugor, ndërsa drejtues të tjerë mjetesh janë detyruar të lëvizin me kujdes deri në normalizimin e situatës.

Menjëherë në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e policisë rrugore, të cilat kanë nisur punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit, si dhe për menaxhimin e trafikut. Ndërkohë, pritet edhe ndërhyrja e mjeteve të specializuara për largimin e kamionit nga rruga dhe rikthimin e plotë të qarkullimit normal në zonë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button