AKTUALITET

I dehur mbi mjetin elektrik, aksidentohet 66-vjeçari në Divjakë

Një aksident ka ndodhur pak pas mesditës së kësaj të shtune, më 9 maj, në Divjakë.

Aksidenti ka ndodhur në fshatin Germenj, ku 66-vjeçari Ll.Sh, i cili po udhëtonte me një mjet elektrik ka humbur kontrollin duke përfunduar në kanal.

Si pasojë e aksidentit, 66-vjeçari ka marrë dëmtime të rënda në kokë dhe në pjesë të tjera të trupit. Ai është dërguar në spitalin e Lushnjes, ku për momentin ndodhet në gjendje të stabilizuar.

66-vjeçari rezulton se ishte nën efektin e alkoolit, sipas testit që i bënë efektivët e policisë në vendin e ngjarjes.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button