OP/ AN

Të bashkuar për fitore

Nga Dr Ardian Ferro – Të dashur miq e demokratë të Fierit. Protesta e 8 Majit, megjithëse nën reshjet e shiut, dëshmoi edhe një herë pjesëmarrjen masive dhe vendosmërinë e popullit opozitar.

Qytetarë nga i gjithë vendi, përfshirë një pjesëmarrje të lartë nga Fieri, iu bashkuan protestës paqësore me kërkesa të qarta dhe legjitime: kundër korrupsionit dhe dhunës shtetërore, në mbështetje të demokracisë, zgjedhjeve të lira e të ndershme dhe respektimit të zërit qytetar për një jetë më të mirë e dinjitoze.

Gjatë protestës pati ndërhyrje të dhunshme nga policia, ndërsa u raportua edhe për prani të policëve civilë të infiltruar mes protestuesve me qëllim nxitjen e tensioneve dhe përçarjen e opozitarëve.

Protesta pati jehonë edhe në mediat prestigjioze evropiane, përfshirë Deutsche Welle, duke tërhequr vëmendjen mbi zhvillimet politike dhe reagimin qytetar në Shqipëri.

Populli opozitar ka bërë të qartë se do të vazhdojë rrugën e protestave paqësore deri në largimin e kësaj qeverie dhe rikthimin e standardeve demokratike në vend.

Të bashkuar deri në fitore

Respekte demokratëve dhe popullit opozitar të Fierit, dhe absolutisht falënderime të përzemërta për çdo pjesëmarrës të qarkut tonë në këtë protestë.

Dr. Ardi Ferro

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button