BOTA

Anija “Arconian” kapet me kokainë me vlerë mbi 800 milionë euro,dhjetëra të arrestuar

Një operacion ndërkombëtar antidrogë i zhvilluar nga autoritetet spanjolle, në bashkëpunim me agjencitë amerikane dhe holandeze, ka çuar në ndalimin e anijes “Arconian” dhe sekuestrimin e rreth 30 tonëve kokainë. Sipas hetuesve, vlera e ngarkesës së drogës arrin mbi 812 milionë euro, duke e kthyer aksionin në një nga goditjet më të mëdha kundër trafikut të narkotikëve në Europë. Kokaina ishte e ndarë në rreth 1200 pako. Ajo dyshohet se do të transferohej në det me mjete të shpejta, për t’u futur më pas në territorin spanjoll. Gjatë kontrollit në bord u gjetën edhe armë zjarri dhe municione.

Në anije ndodheshin 17 anëtarë ekuipazhi nga Filipinet. Gjashtë persona të tjerë u gjetën të fshehur në bord, shtetas të Holandës dhe Surinamit. Autoritetet kanë vendosur paraburgim për të gjithë të ndaluarit. Hetimet vijojnë për identifikimin e rrjetit kriminal që qëndron pas trafikut.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button