SPORT

Ernest Muçi, ylli i Kombëtares i shënon Besiktasit

Ernest Muçi vazhdon të shkëlqejë në kampionatin turk, teksa ka gjetur sërish rrugën e rrjetës me fanellën e Trabzonsporit në një sfidë shumë të veçantë për të. Sulmuesi shqiptar ishte protagonist në transfertën ndaj ish-skuadrës së tij, Beshiktashit, duke ndëshkuar pikërisht ekipin nga i cili u largua.

Muçi tregoi klasin e tij në minutën e 62-të, kur përfitoi nga një top i marrë në krahun e majtë të zonës dhe realizoi me një goditje elegante të harkuar.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button