MAGAZINË

Kylie Jenner refuzon martesën me Timothée Chalamet?

Kylie Jenner thuhet se nuk dëshiron të nxitojë drejt martesës me partnerin e saj, Timothée Chalamet, pavarësisht se aktori ka folur për mundësinë e një propozimi.

Sipas Daily Mail, një burim pranë çiftit ka zbuluar se aktori i filmit “Dune” ka diskutuar idenë e fejesës me Kylie, por ajo nuk është ende gati të martohet.

“Timothée ka folur për propozim, por Kylie nuk dëshiron të martohet… të paktën jo tani,” tha burimi. Sipas tij, Jenner beson se “kur çiftet martohen, gjërat shpesh fillojnë të shkojnë keq.”

Raportohet se Chalamet ka kërkuar këshilla edhe nga mamaja e Kylie-t, Kris Jenner, si dhe motra e saj Kendall Jenner, për ta bindur partneren të ndryshojë mendim.

Megjithatë, marrëdhënia mes aktorit dhe familjes Jenner duket shumë e afërt. Burimi tregoi se familja e Kylie e adhuron Timothée-n dhe ai i konsideron ata si “familjen e tij të dytë”.

Kur ndodhet në Los Angeles, aktori jeton me Kylie në shtëpinë e saj në Hidden Hills dhe është shumë i përfshirë edhe në jetën e dy fëmijëve të saj, Stormi dhe Aire.

Çifti u përfol fillimisht për një lidhje romantike në vitin 2023, pasi u takuan në një sfilatë të Jean Paul Gaultier gjatë Javës së Modës në Paris. Ata bënë debutimin e tyre të parë zyrtar në tapetin e kuq si çift në ceremoninë e 70-të të “David Di Donatello Awards” në Romë, më 7 maj 2025.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button