“Theksoni se jemi më afër se kurrë”, si i orienton zyra e propagandës deputetët e PS

Kuvendi miratoi sot një rezolutë që nuk i hyn në punë as dreqit, për integrimin e Shqipërisë në BE. Teksa procesi ka ngelur për shkak të mbrojtjes që Edi Rama i bëri të pandehurës Belinda Balluku, në Tiranë PS e PD u bënë bashkë për të miratuar një rezolutë fiktive.
Ndërkohë pas miratimit të saj, nga zyra e propagandës së Edi Ramës në Kryeministri, është shpërndarë me urgjencë një mesazh për deputetët e PS-së.
“Mos humbisni mundesine per nje reels per rezoluten, jepini peshen publike qe i takon, se eshte moment shume i rendesishem. Sido ta interpretoni, theksoni qe jemi me afer se kurre /qe kemi nje plan te perbashket kombetar dhe falenderoni koleget e opozites qe u bene pjese”, shkruhet në mesazhin që ka parë Lapsi.al
Mesazhi nxit deputetët t’i bëjnë jehonë kotësisë së një rezolute që s’ka asnjë vlerë dhe dukej më shumë si e stisur për të futur në kurth opozitën, e cila e kompleksuar bashkoi votat me mazhorancën duke e votuar. Opozita që përbetohet për revolucion kundër regjimit të Ramës, shkon dhe bashkon votat me PS-në për një rezolutë që s’ka asnjë vlerë.









