
Ka ulur siparin edicioni i 70 i Eurosong 2026 i cili u mbajt në Vjenë të Austrisë.
Pas votimit të jurisë profesioniste të 35 shteteve më pas votimi i publikut Bullgaria ka dal fituese e edicionit të 70 të Eurosong 2026 me këngën Bangaranga
Alis Kallaçi dhe kënga e tij Nan është renditur në vendin e 13
Pas një gare të fortë dhe një votimi të ngushtë mes jurive dhe publikut, Bullgaria ka shkruar historinë duke fituar për herë të parë trofeun e festivalit.
Këngëtarja DARA ndezi skenën e “Wiener Stadthalle” me këngën “Bangaranga”, një performancë energjike dhe koreografi shpërthyese që fitoi mbështetje të gjerë nga juritë dhe publiku. Bullgaria grumbulloi 516 pikë, duke siguruar gjithashtu të drejtën për të organizuar edicionin e ardhshëm të Eurovisionit.
Në vendin e dytë u rendit Izraeli me 343 pikë, i përfaqësuar nga Noam Bettan me këngën “Michelle”, ndërsa podiumi u plotësua nga Rumania dhe Australia.

Shqipëria u përfaqësua nga Alis me baladën “Nân”, një interpretim emocional kushtuar figurës së nënës. Në një finale me 25 shtete pjesëmarrëse, Shqipëria u rendit në vendin e 13-të me 145 pikë, duke u pozicionuar në mesin e tabelës dhe duke lënë pas disa shtete me traditë në festival.
Finalja e këtij viti solli edhe surpriza dhe zhgënjime për disa vende të mëdha të Eurovisionit. Suedia u rendit në vendin e 20-të me 51 pikë, ndërsa vendi pritës Austria përfundoi e parafundit me 6 pikë. Në fund të tabelës u rendit Mbretëria e Bashkuar me vetëm 1 pikë.
Eurovision 2026 u zhvillua me 25 shtete finaliste dhe një sistem të kombinuar votimi nga juritë profesioniste dhe televotimi i publikut, duke sjellë një nga edicionet më konkurruese të viteve të fundit.











