Trabzonspori blen Muçin për 8,5 milionë Euro

Trabzonspori ka vendosur të blejë përfundimisht kartonin e Ernest Muçit, pasi ka arritur marrëveshien me Besiktasin per transferimin e mesfushorit ofensiv shqiptar.
Klubi turk ka aktivizuar opsionin e bleries prej 8.5 milionë eurosh, ndërsa pagesa do të kryhet në pesë këste të barabarta. Muçi pritet të firmosë edhe nië kontratë te re 3-vjeçare me ekipin nga Trabzoni.
25-viecari ishte transferuar fillimisht ne formë huazimi nga Besiktasi, por paraqitjet e ti bindën drejtuesit e Trabzonsporit gë të investojnë per ta mbajtur përfundimisht në skuadër.
Sezoni i fundit rezultoi mjaft pozitiv per futbollistin shgiptar, i cili në 34 ndeshie realizoi 15 gola dhe dhuroi 9 asistime, duke u kthyer në një nga lojtarēt me te rëndësishëm të ekipit.
Ndër momentet më të spikatura të tij përmenden goli vendimtar ndai ish-skuadrës së tij Besiktas në “Dolmabahçe”, si dhe realizimi spektakolar kundër Gençlerbirliğ në Kupēn e Turqisẽ, që i siguroi Trabzonsporit kalimin në finale.
Muçi, pjesë e kombetares shqiptare me 17 paragitje dhe 3 gola, shihet si një nga elementët kryesorë të projektit afatgiatë të Trabzonsporit per sezonet e ardhshme.









