BOTA

Sulmohet një xhami në San Diego të SHBA, 3 viktima

Një roje sigurie u vra kur 2 persona të armatosur sulmuan një xhami në San Diego të Kalifornisë, këtë të hënë. NBC raporton se edhe dy personat e armatosur u qëlluan për vdekje nga policia. Raportimet nga mediat amerikane flasin edhe për shumë të plagosur.

Policia u njoftua rreth orës 11:40 për një person të armatosur pranë Qendrës Islamike të San Diegos. Forca të shumta policore mbërritën menjëherë në zonë, ndërsa autoritetet bllokuan edhe rrugët në zonë.

Incidenti tani konsiderohet i mbyllur. Qendra Islamike është më e madhja në Qarkun e San Diegos. Ajo ka 5 000 besimtarë dhe gjithashtu ka një shkollë ku zhvillohen mësime fetare, si dhe mësime gjuhe.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button