AKTUALITETTOP-NEWS

“Porsche” përplaset me dy makina në qendër të Fierit, tenton të largohet pasi heq targën – ndalohet nga qytetarët dhe policia

Fier – Një ngjarje e pazakontë është regjistruar pak minuta më parë në qendër të Fierit, ku drejtuesi i një automjeti tip “Porsche”, duke lëvizur me shpejtësi të lartë, ka humbur kontrollin e mjetit dhe është përplasur me dy automjete të parkuara, duke shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale.

Sipas dëshmitarëve në vendngjarje, menjëherë pas aksidentit, drejtuesi i mjetit ka tentuar të largohet, madje duke hequr edhe targën e automjetit në përpjekje për të shmangur identifikimin. Kanë qenë disa qytetarë të pranishëm ata që kanë ndërhyrë duke e penguar të largohej nga vendi i ngjarjes.

Ndërkohë, reagimi i shpejtë i një patrulle policie që ndodhej pranë zonës bëri të mundur neutralizimin dhe prangosjen e drejtuesit të mjetit.

Ai është shoqëruar në komisariat për veprime të mëtejshme procedurale, ndërsa në vendngjarje kanë mbërritur forca të shumta policie, të cilat po kryejnë kontrollin e automjetit dhe po punojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe shkaqeve të aksidentit.

Fatmirësisht, nga informacionet paraprake nuk raportohet për persona të lënduar, por ngjarja ka shkaktuar panik dhe tension në zonën ku ndodhi aksidenti.

Burime zyrtare nga policia pohuan se drejtuesi i mjetit ka qene nën efektin e drogës . Ai eshte shoqeruar në komisariat të pilicisë e po kryhen veprimet.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button