POLITIKËTOP-NEWS

Referendumi për kryetarin e PD, Sali Berisha konfirmohet me 37341 vota pro

Dalin rezultatet paraprake të referendumit për kryetar në Partinë Demokratike.

Sipas kryetares së Komisionit të Organizimit dhe Kontrollit të Operacioneve Elektorale, Albana Vokshi, Sali Berisha është konfirmuar në detyrë me 37341.

Deklarata e Albana Vokshit:

Sot në 23 maj, demokratët në të gjithë vendin ishin të ftuar për të vendosur drejtimin e Partisë Demokratike.

Përmes një procesi transparent, të rregullt, të qetë, të monitoruar gjerësisht nga media, pa asnjë pengesë për të, si dhe të karakterizuar nga një pjesëmarrje masive e anëtarëve të Partisë Demokratike.

Nga përpunimi i të dhënave paraprake, pra kontaktet që kemi pasur me degët, 77 degët e Partisë Demokratike, ku votuan në 87 qendra votimi, nga rezultatet paraprake pra të procesit, kemi si më poshtë vijon.

Numri total i votave të numëruara pra, numri total i pjesëmarrësve është 39,441.

Nga këto, rezulton, vota të vlefshme 38,902.

Vota të pavlefshme 539.

Nga votat e vlefshme, vota pro kryetarit Sali Berisha 37,341.

Vota kundër 1,055.

Vota abstenim 506.

Suksese kryetarit Sali Berisha për rikonfirmimin e tij në detyrën e kryetarit të Partisë Demokratike.

Faleminderit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button