POLITIKË

Rikthehen demokratët historikë në Fier, pritet pjesëmarrje e lartë në zgjedhjet për kreun e ri të PD-së

Fier – Sot në selinë e Partisë Demokratike në Fier është vërejtur një pjesëmarrje e lartë e anëtarëve dhe mbështetësve demokratë në kuadër të votimeve për zgjedhjen e kryetarit të ri të Partisë Demokratike të Shqipërisë.

Përveç strukturave aktuale dhe demokratëve aktivë ndër vite, në këto votime janë rikthyer edhe shumë figura dhe mbështetës të vjetër të kësaj force politike, të cilët prej më shumë se 15 vitesh nuk ishin parë në ambientet e selisë së PD-së në Fier.

Bëhet fjalë për anëtarë dhe simpatizantë të hershëm të Partisë Demokratike, që kanë qenë aktivë në periudhën kur kjo forcë politike drejtohej në Fier nga figura të njohura të saj ndër vite. Rikthimi i tyre është parë si një sinjal bashkimi dhe ringjalljeje të strukturave demokrate në qytet.

Mes të pranishmëve ka pasur edhe figura historike të PD-së lokale, persona që kanë kontribuar që në fillesat e pluralizmit politik dhe në organizimin e Partisë Demokratike në Fier që prej viteve 1990-1994. Ata kanë marrë pjesë në procesin e votimit për të zgjedhur drejtimin e ri të partisë, duke e konsideruar këtë moment të rëndësishëm për të ardhmen e demokratëve.

Atmosfera në selinë blu është shoqëruar me takime, diskutime dhe rikthim emocionesh mes demokratëve të vjetër dhe të rinj, ndërsa procesi i votimit ka vijuar normalisht gjatë gjithë ditës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button