
Edhe Fieri ka nisur procesin për votëbesimin për zgjedhjen e kryetarit të ri të Partisë Demokratike.
Votimi nisi në orën 08:00 dhe do të jetë i hapur për anëtarët votues, deri në 18:00 në selitë e degëve të PD.
Krerët e degëve kanë zhvilluar mbrëmjes e kaluar, 22 maj, takimet me grupin e komisionit të votimit dhe kanë lënë porositë për të zhvilluar një proces votimi ‘një anëtarë një votë’.
Pritet fluks anëtarësie të marrë pjesë në votime, edhe nga ata demokratë të vjetër të cilët kanë qenë inaktivë, pasi kanë shkuar dhe janë kontaktuar me ta.
Në dukje është një atmosferë ndryshe në selitë e PD të qarkut Fier, por kjo do të duket në përfundim të këtyre zgjedhjeve se sa do të jetë pjesëmarrja.
Një gjë ka rënë në sy që tashmë pranë selive të PD janë afruar edhe demokratë të orëve të para, të cilët kanë qenë të tërhequr për mbi 10 apo 15 vjet.
FIER
Ardian Ferro Kryetar i komanduar i degës
1750 anëtar me listë aktiv nga këta 1200 kanë votuar pas viteve pas 2021
70% pritet pjesëmarrja në votime
MALLAKASTËR
Resmi Shanaj
600 anëtarë me listë por po pastrohen nga dublikimet
Pritet që të votojnë mbi 60% e anëtarësisë
PATOS
Pëllumb Hoxha, Kryetar i degës
Lista me 620 anëtarë dhe pritet të votojnë afro 60% e anëtarësisë
ROSKOVEC
Dritan Dogani Sekretar i degës
710 anëtarë me listë nga zgjedhjet e kaluara
Pritet që të votojnë mbi 60% e anëtarësisë
DIVJAKË
Aurel Malko Kryetar i degës
600 antarë dhe pritet rë votojnë mbi 60%
LUSHNJË
Burime nga dega e PD, pohuan:
Lista e anëtarësisë është diku te 2500, ndërsa pjesëmarrja në votime i ka kaluar 55%.
Në votime për primare votues nga anëtarësia ka qënë më i madh, i ka kaluar mbi 1200 anëtarë votues.











