POLITIKËTOP-NEWS

Referendumi i votëbesimit/ Ferro: Populli i Fierit në mbështetje të Berishës! Rikthehen demokratët historikë

Sot në selinë e Partisë Demokratike në Fier është vërejtur një pjesëmarrje e lartë e anëtarëve dhe mbështetësve demokratë në kuadër të votimeve për referendumin e votëbesimit të kryetarit të ri të Partisë Demokratike të Shqipërisë.

Përveç strukturave aktuale dhe demokratëve aktivë ndër vite, në këto votime janë rikthyer edhe shumë figura dhe mbështetës të vjetër të kësaj force politike, të cilët prej më shumë se 15 vitesh nuk ishin parë në ambientet e selisë së PD-së në Fier.

Bëhet fjalë për anëtarë dhe simpatizantë të hershëm të Partisë Demokratike, që kanë qenë aktivë në periudhën kur kjo forcë politike drejtohej në Fier nga figura të njohura të saj ndër vite. Rikthimi i tyre është parë si një sinjal bashkimi dhe ringjalljeje të strukturave demokrate në qytet.

Në një intervistë për Syri Tv Ardian Ferro kryetar i komanduar dega Fier u shpreh optimist se fluksi do rritet pasi populli i Fierit po tregon veten që është popull demokrat dhe është në mbështetje të profesor doktor Sali Berishës.

“Votimet u hapën në orën 8:00 të mëngjesit, pasi u verifikuan vulat ashtu siç e do procedura. Votimi deri më tani është shumë i kënaqshëm, ka pasur pjesëmarrje masive që nga orët e para të mëngjesit. Gjithashtu jemi shumë të motivuar për arsye sepse po shikojmë që fluksi vjen në rritje. Megjithatë, në këtë referendum, populli i Fierit po tregon veten që është popull demokrat dhe është në mbështetje të profesor doktor Sali Berishës. Deri më tani çdo gjë ka vajtur shumë mirë, njerëzit votojnë të qetë, pa probleme nga ana teknike dhe besoj që fluksi do jetë akoma më shumë në rritje, sepse parashikojmë që të ketë një fluks…”

Zakonisht nga viti 2013 deri më sot, në çdo zgjedhje që është bërë, votues kanë qenë nga 800 deri në 1200 anëtarë dhe presim që ky fluks të rritet akoma më shumë.

Nga vëzhgimet që keni bërë, a ka pasur votues që janë rikthyer nga ato stekat e vjetra të Partisë Demokratike?

Po patjetër, ashtu siç e keni parë edhe ju, ka pasur rikthime. Ashtu siç e dini edhe ju, Partia Demokratike kaloi një periudhë shumë të vështirë, megjithatë ne po bëjmë maksimumin që demokratët të rikthehen në shtëpinë e vet dhe të jemi së bashku për t’u përgatitur për zgjedhjet e ardhshme. Gjithashtu edhe dega e Fierit ka filluar një riorganizim dhe ne po punojmë fort.

Mes të pranishmëve ka pasur edhe figura historike të PD-së lokale, persona që kanë kontribuar që në fillesat e pluralizmit politik dhe në organizimin e Partisë Demokratike në Fier që prej viteve 1990-1994. Ata kanë marrë pjesë në procesin e votimit  duke e konsideruar këtë moment të rëndësishëm për të ardhmen e demokratëve.

Atmosfera në selinë blu është shoqëruar me takime, diskutime dhe rikthim emocionesh mes demokratëve të vjetër dhe të rinj, ndërsa procesi i votimit ka vijuar normalisht gjatë gjithë ditës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button