POLITIKË

Tryeza e PL për të rinjtë, Meta: Shqipëria u përket brezave të rinj

Presidenti i Partia e Lirisë, Ilir Meta, deklaroi në një postim në Facebook se “Partia e Lirisë është partia e rinisë”, ndërsa falënderoi Lëvizjen Rinore për Integrim për organizimin e tryezës “Shqipëria u përket të rinjve”.

Meta tha se gjatë tryezës u diskutuan problemet e rinisë dhe pasojat e shpopullimit të vendit, ndërsa prezantoi edhe programin e partisë për mbështetjen e të rinjve dhe familjeve të reja. Ai përmendi strehimin për çiftet e reja, mbulimin deri në 100% të pagës për nënat për dy vite pas lindjes, rritjen e financimit për arsimin, mbështetjen për studentët dhe kërkimin shkencor, si dhe më shumë përfaqësim të të rinjve në vendimmarrje.

“E ardhmja dhe Shqipëria u përket të rinjve”, u shpreh Meta.

Postimi i plotë:

Partia e Lirisë, partia e Rinisë!

Mirënjohje Lëvizjes Rinore për Integrim për tryezën e mrekullueshme “Shqipëria u përket të rinjve” ku jo vetëm u dëgjua fuqishëm zëri i të rinjve dhe pasojat e rënda të keqqeverisjes së “Rilindjes” që ka shpopulluar Shqipërinë nga qindra mijëra të rinj e të reja, por edhe ku u shpalos programi ynë i shkëlqyer për mbështetjen e të rinjve dhe sidomos të familjeve të reja.

Shtëpi për çiftet e reja, mbulim të pagës deri në 100% për nënat deri në dy vite pas lindjes, mbështetje për arsimin në nivelin 5% të PPB, mbështetje konkrete për studentët, për kërkimin shkencor e arsimin profesional, ulje të kostos së studimit dhe më shumë përfaqësim të të rinjve në vendimmarrje.

E ardhmja dhe Shqipëria u përket të rinjve dhe Partia e Lirisë do ta bëjë këtë realitet me 5 Prioritetet për 4 milion shqiptarë plus!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button