AKTUALITET

Aksident tragjik në aksin e ri rrugor të Darrëzezës, humb jetën drejtuesi 35 vjeçar nga Elbasani

Fier – Një aksident i rëndë automobilistik me pasojë humbjen e jetës së një drejtuesi mjeti ka ndodhur pasditen e sotme në aksin e ri që lidh bypass-in Mbrostar–Levan me drejtim Darëzezën.

Sipas burimeve nga vendngjarja, një automjet tip “Renault Megane”, që po lëvizte në këtë segment rrugor, ka humbur kontrollin dhe ka dalë jashtë rruge. Në fund të segmentit ndodhej një kthesë 90 gradë, ndërsa aksi është ende në ndërtim dhe sipas të dhënave paraprake mungon sinjalistika e nevojshme rrugore.

Burime zyrtare nga Drejtoria Vendore e Policisë Fier dhe Policia Rrugore bëjnë me dije se drejtuesi i mjetit 37 vjeçari Gledis Çala nga Elbasani dyshohet se po lëvizte me shpejtësi. Për shkak të humbjes së kontrollit, automjeti nuk ka mundur të marrë kthesën, duke dalë jashtë rrugës dhe përfunduar në anë të saj. Si pasojë e përplasjes së fortë, ka humbur jetën Gledis Çala 37 vjeç.

Menjëherë në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e Policisë Rrugore, grupi hetimor dhe ekspertët e aksidenteve, të cilët po punojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave të këtij aksidenti tragjik.

Fier/Informacion paraprak

Në aksin rrugor “Fier–Darëzezë”, shtetasi G. Ç., 37 vjeç, duke drejtuar automjetin, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e mjetit dhe ka dalë nga rruga.

Si pasojë e daljes së automjetit nga rruga, drejtuesi i automjetit, shtetasi G. Ç., ka humbur jetën në vendngjarje.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave dhe shkakut të aksidentit si dhe kohën e ndodhjes se ngjarjes.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button