POLITIKËTOP-NEWS

“Dështoi ‘qoka’ në Bashkinë Fier? Kërkohej zyrë për PSD-në, qiranë ta mbulonin taksapaguesit”

Është shoqëruar me debate mbledhja e sotme e Këshillit Bashkiak të Fierit, ku pika e 11 e rendit të ditës parashikonte shqyrtimin dhe miratimin e kërkesës për pajisjen me zyrë vendore të Partisë Socialdemokrate të Shqipërisë në Fier.

Projektvendimi nuk ka kaluar, pasi nuk mori numrin e nevojshëm të votave. Nga 28 këshilltarë të pranishëm në sallë, 22 votuan pro, 3 kundër dhe 3 abstenuan, ndërsa për miratimin duheshin minimalisht 26 vota.

Mbledhja nisi me praninë e 36 këshilltarëve, por disa prej tyre u larguan më pas nga salla, pasi sipas diskutimeve pati pakënaqësi për mënyrën se si u trajtuan problematikat e komunitetit, të cilat ishin lënë në fund të rendit të ditës.

Debati më i fortë u përqendrua tek fakti nëse Bashkia e Fierit duhet të sigurojë ambiente për partitë politike dhe nëse qiraja e këtyre ambienteve mund të mbulohet nga fondet publike.

Ish kryetaria e këshillit bashkiak Antoneta Çuni juriste me profesion ua tha troç se është shkelje ligjore ky veprim që po ndërmernin.

Kryetari i Bashkisë Fier, Armando Subashi, sqaroi gjatë mbledhjes se partitë politike kanë fonde të posaçme nga buxheti i shtetit për të përballuar shpenzimet e qirave të zyrave të tyre dhe se bashkia nuk mund të ngarkojë qytetarët fierakë me pagesën e këtyre kostove.

Sipas Subashit, në rast se PSD-ja gjen një ambient në administrim të bashkisë dhe respektohen kriteret ligjore, mund të lidhet një kontratë normale qiraje mes palëve, por pagesa duhet të kryhet nga vetë partia politike.

Ai theksoi gjithashtu se aktualisht shumë zyra të bashkisë janë shpërndarë në godina të tjera për shkak të mbipopullimit të administratës, duke përjashtuar mundësinë e dhënies së ambienteve pa pagesë.

Diskutimet politike u shoqëruan edhe me akuza mes këshilltarëve, ku u pretendua se tentativa për kalimin e projektvendimit ishte mbështetur nga drejtues të Partisë Socialiste në Fier, për shkak të lidhjeve familjare me drejtues lokalë të PSD-së ku kryetaria e PS në Fier   është kushurira e parë e kryetarit të PSD dega Fier.

Në fund, projektvendimi u rrëzua dhe kërkesa për pajisjen e PSD-së me zyrë nuk u miratua nga Këshilli Bashkiak i Fierit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button