
Paris Saint-Germain është shpallur kampion i UEFA Champions League për të dytin vit radhazi, pasi mposhti Arsenalin 4-3 në serinë e penalltive, pas një finaleje dramatike që u mbyll 1-1 në kohën e rregullt dhe në shtesë.
Ndeshja nisi me ritëm të lartë dhe ishte Kai Havertz ai që i dha avantazhin Arsenalit që në minutën e 6-të. Sulmuesi gjerman bëri një depërtim të fuqishëm në zonë dhe finalizoi saktë nën traversë, duke mposhtur Matvey Safonov dhe duke i dhënë “topçinjve” një start perfekt.
Arsenali ishte pranë golit të dytë në fund të pjesës së parë, por mbrojtja e PSG-së reagoi në momentin e fundit duke shmangur rrezikun.
Parizienët u rikthyen në lojë në pjesën e dytë pas një momenti të diskutueshëm, kur gjyqtari Daniel Siebert akordoi penallti pas një ndërhyrjeje të Cristhian Mosquera brenda zonës. Nga pika e bardhë, Ousmane Dembélé nuk gaboi, duke barazuar rezultatin në 1-1.
Koha e rregullt dhe shtesat nuk prodhuan më gola, duke e çuar finalen në serinë e penalltive.
Në ruletën vendimtare, PSG u tregua më i saktë, duke fituar 4-3. Për francezët shënuan Gonçalo Ramos, Désiré Doué, Achraf Hakimi dhe Lucas Beraldo, ndërsa gaboi Nuno Mendes.
Nga ana e Arsenalit, realizuan Viktor Gyökeres, Declan Rice dhe Gabriel Magalhães, ndërsa gabuan Eberechi Eze dhe Gabriel Martinelli.
Me këtë triumf, PSG konfirmon dominimin në futbollin europian, duke fituar trofeun më të rëndësishëm të klubeve për herë të dytë radhazi.

Golat
Arsenali ka kaluar në avantazh shumë herët në finalen ndaj Paris Saint-Germain, pas një aksioni të shkëlqyer individual nga Kai Havertz.
Në minutën e 6-të, Havertz bëri një depërtim të fuqishëm brenda zonës dhe lëshoi një goditje të saktë nën traversë, duke mos i dhënë asnjë shans portierit Matvey Safonov.
Arsenali kalon në epërsi 0-1 dhe nis finalen në mënyrën më të mirë të mundshme, duke vendosur menjëherë presion mbi parizienët.
Havertz ishte pranë golit të dytë në minutën e tretë shtesë të fraksionit hapës, por ndalet nga mbrojtja në momentin e goditjes.
Barazohet finalja e Budapestit: Arsenali është ndëshkuar me penallti pas një ndërhyrjeje në zonë nga Cristhian Mosquera.
Gjyqtari i finales së UEFA Champions League Final, Daniel Siebert, ndaloi menjëherë lojën pas faullit dhe sinjalizoi pikën e bardhë, nga ku Dembele u tregua i saktë, 1-1.
Mbyllet edhe koha shtesë (120 minuta lojë) pa fitues (1-1), finalja vendoset nga pennalltitë.

Goditjet e penalltive:
PSG Arsenal
Gonçalo Ramos + Gyokeres +
Desire Doue + Eze –
Nuno Mendes – Rice +
Achraf Hakimi + Martinelli +
Beraldo + Gabriel –











