POLITIKËTOP-NEWS

“Rama ne ta grisim kontratën!”/ Flamuj, pankarta dhe thirrje për revolucion në Bulevard

Atmosfera në protestën e zhvilluar në bulevard është shoqëruar me flamuj kombëtarë, pankarta dhe thirrje të shumta kundër klasës politike, ndërsa mijëra qytetarë kanë ndezur blicet e telefonëve, duke krijuar një panoramë mbresëlënëse në qendër të Tiranës.

Mes thirrjeve për ndryshim politik dhe largimin e qeverisë, protestuesit kanë artikuluar edhe slogane të forta kundër institucioneve dhe përfaqësuesve politikë.

“Revolucion!” dhe “Armiku është në Parlament!”, ishin disa nga thirrjet që u dëgjuan gjatë tubimit.

Tubimi është zhvilluar në një atmosferë të ngarkuar me mesazhe politike, ndërsa protestuesit kanë deklaruar se do të vazhdojnë mobilizimin e tyre për kërkesat që kanë ngritur prej disa ditësh, ku kryeson largimi i kryeministrit Edi Rama.

“Rama ne ta grisim kontratën!”, tha një prej tyre. 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button