AKTUALITET

Gazetari italian gozhdon Ramën: Po i gjunjëzohesh edhe Trumpit?

Kryeministri Edi Rama ka folur nga Vlora për projektin e ndërtimit në zonën e mbrojtur të Zvërnecit, për të cilin mijëra qytetarët protestojnë prej disa ditësh në Tiranë dhe qytete të tjera të vendit.

Pasi doli nga takimi me banorët, Rama u përball me një gazetar italian, i cili e pyeti mbi mundësinë e investimeve në vend teksa po zhvillohen protesta masive.

Intervista e shkurtër:

Gazetari italian: Kryeministër, mirëmbrëma. A është e mundur të investohet në Shqipëri?

Rama: Çfarë?

Gazetari italian: A është e mundur të investohet në Shqipëri?

Rama: Pse, çfarë ndodhi?

Gazetari italian: Sepse ka protesta.

Rama: Po, Shqipëria është një vend demokratik. Jeta vazhdon përpara, punët vazhdojnë përpara.

Gazetari italian: A nuk mendoni se u gjunjëzoheni pak si shumë liderëve perëndimorë?

Rama: Jo. Unë i gjunjëzohem vetëm Giorgia Melonit.

Gazetari italian: Po Trump-it?

Rama: Më keni parë ndonjëherë në gjunjë? Jo.

Gazetari italian: Epo, pak Ivanka Trump-it…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button