AKTUALITET

Përshkallëzohet revolta në Tiranë, vijon marshimi në rrugët e kryeqytetit

Ka përfunduar protesta para Kryeministrisë, ndërsa qytetarët kanë vijuar me një marshim në rrugët kryesore të kryeqytetit. Pas fjalimeve të mbajtura në podium, protestuesit janë nisur në këmbë përgjatë bulevardit “Dëshmorët e Kombit”, duke kaluar në disa prej akseve kryesore të Tiranës dhe duke shkaktuar ngadalësim të përkohshëm të qarkullimit.

Me dritat e telefonave të ndezura dhe nën tingujt e këngës “Dua më shumë Shqipërinë”, turma ka vijuar ecjen, ndërsa pjesëmarrësit kanë përsëritur thirrjet dhe kërkesat e tyre për dorëheqjen e kryeministrit Rama. Mesazhi i fundit ishte që njerëzit të ngriheshin nga kafja dhe që nesër të mblidheshin më shumë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button