POLITIKË

Rama në Fier: Vlonjatët nuk i bien gjatë

Kryeministri Edi Rama ka ironizuar sot protestën e qytetarëve gjatë një fjalimi që mbajti në Fier. Ai tha se pse nuk po protestojnë qytetarët e Vlorës duke pasur parasysh se janë afër me investimin që po planifikohet të ngrihet.

Rama tha se vlonjatët duan investimet ndërsa paralajmëroi se shumë shpejt do të ketë një projekt shumë të madh midis Kavajës dhe Durrësit.

“Pse proteston Tirana dhe nuk proteston Vlora, se Zvërneci është në Vlorë? Pse nuk del Vlora në protestë? Nuk e kam për ballistët e mbetur në Vlorë.

Kryeqyteti i socialistëve është Fieri, ndërsa e pavarur është Vlora. Nëse do ta ngresh uraganin e PS-së, shko në Fier, por nëse do të ngulësh këmbë që Shqipëria nuk shitet, bëhet në Vlorë.

Vlonjatët nuk i bien gjatë, se po t’i binin gjatë do nxirrnin blogerë. Vlonjatët do ta kishin thënë instinktin politik se vlonjatët, Vlora, Fieri dhe ata që jetojnë këtu i kanë thënë punës “mirëmëngjes”.

Shumë shpejt do të shikoni një investim shumë të madh diku midis Kavajës dhe Durrësit. Pse shqiptarët duhet të shohin me zili Greqinë, Kroacinë, Malin e Zi?”, – tha Rama

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button